Site icon Telegrafi

Me urdhër të presidentit, Ukraina fillon rekrutimin e rezervistëve nga mosha 18 deri në 60-vjeç

Duke parë zhvillimet e fundit në Ukrainë, autoritetet e atjeshme të sigurisë kanë filluar t’i bëjnë thirrje qytetarëve që të lajmërohen si rezervistë, raporton Reuters.

Kjo lëvizje është bërë pas vendimit të presidentit Volodymyr Zelensky, ku rezervistët duhet të jenë nga mosha 18 deri në 60-vjeç, transmeton Telegrafi.

Zelensky tha të martën se do të prezantojë planin e rekrutimit të rezervistëve, por përjashtoi mobilizimin e përgjithshëm, pasi Rusia njoftoi se trupat e saj do të lëvizin dhe futen në lindje të Ukrainës.

Ndryshe presidenti rus Vladimir Putin, gjatë të hënës mbrëmë ka nënshkruar dekretin për njohjen e dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, duke mos e përjashtuar edhe mundësinë e dërgimit të trupave ruse në atë rajon. /Telegrafi/

Exit mobile version