Nganjëherë të qenit të bezdisshëm, është një ndjenjë shumë e këndshme dhe çliruese në të njëjtën kohë, që iu bën të ndiheni të lirë në të njëjtën kohë.
House House e kanë zhvilluar një video-lojë, që iu mundëson ta përjetoni këtë lojë, pa iu shkaktuar bezdi të afrme tuaj, që më pas mund t’ju hidhërohen, transmeton Telegrafi.
Video-loja Untitled Goose Game, e lansuar më 20 shtator në PC dhe Switch, mundëson që në rolin e një rose gjigante, t’ju prishni momentet më të mira, prej mëngjesit të qetë, deri t angazhimet në kopsht.
Tani edhe shfrytëzuesit e konsolave tjera, e kanë mundësinë që t’ju shkaktojnë probleme të qëllimshme të tjerëve.
Më 17 dhjetor, kjo video-lojë do të lansohet edhe në PS4 dhe Xbox, ku mund të fillohet të bëhet tollovi me gjërat që grabiten dhe hidhen në lumë.
Kjo lojë për katër persona e lansuar për herë të parë në vitin 2017, është shitur në mbi 100 mijë kopje në vetëm javët e para.
Versioni i ri është edhe më i suksesshëm, pasi ka edhe më shumë gjëra për të vjedhur në këtë zonë të qetë. /Telegrafi/
It is once again time to honk.
Untitled Goose Game is coming to PlayStation 4 and Xbox One on December 17th.https://t.co/mLLf8rWG4b pic.twitter.com/zrinr8Rjjo
— House House (@house_house_) December 10, 2019