Dean Henderson nuk pritet të rikthehet te Manchester United, përkundër formës fantastike të treguar këtë edicion.
Portieri i talentuar anglez ka shkëlqyer në Ligën Premier me fanellën e Sheffield United.
Henderson është duke kaluar sezonin e tij të dytë te Sheffield, ndërsa flitej për një rikthim të tij në Old Traford, por kjo gjë nuk do të ndodhë.
Paraqitjet e portierit këtë edicion janë fantastike, pasi në 27 ndeshje të zhvilluara ka pësuar vetëm 22 gola, duke mbajtur në 10 takime portën e pa prekur.
Chelsea dhe Juventus kanë shfaqur interesim për transferimin e tij, por United refuzon ta shes atë.
Djajtë e Kuq kanë vendosur ta huazojnë edhe për një edicion tjetër anglezin e ri, me qëllim që të rikthehet në Old Traford në vitin 2021 për ta marrë fanellën e titullarit.
23-vjeçari ka zgjuar interesimin e shumë klubeve angleze që duan shërbimet e tij, ndërsa favorit mbetet për huazimin e tij Sheffield United.
Gjithsesi në garë për të janë edhe skuadrat tjera si Leeds United që pritet të ngjitet në elitë, West Ham, Aston Villa dhe Southampton. /Telegrafi/