Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për çështjet e emigrantëve palestinezë ka paralajmëruar mbi sulmet dhe dhunën që Izraeli ushtron ndaj palestinezëve.
Ditën e martë një shkollë që ruhej dhe drejtohej nga kjo organizatë është sulmuar dhe shkatërruar nga forcat sioniste. Pier Kranbol kryetar i UNRWA në Palestinë ka thënë se gjendja e shkollave që mbulohen nga institucioni i tij është tepër shqetësuese dhe prej vitit 2014 regjimi sionist me sulmet ndaj rripit të Gazës ka shkatërruar 83 pwrqind të shkollave të këtij rajoni.
Agjencia e OKB për punësimin dhe ndihmën për refugjatët palestinezë (UNRWA) deklaroi se për rindërtimin e Gazës nevojiten të paktën 474 milionë dollarë. Siç njofton agjencia e lajmeve IRIB, UNRWA deklaroi se për shkak të moszbatimit të angazhimeve financiare të vendeve donatore, procesi i rindërtimit të shkatërrimeve të shkaktuara nga agresioni izraelit në Rripin e Gazës është vonuar shumë.
Adnan Abu Hasane, zëdhënësi i UNRWA, tha se kjo agjenci gjatë konferencës së donatorëve për rindërtimin e G azës që u organizua në Egjipt kërkoi një fond prej 724 milionë dollarw, por deri tani vendet donatore kanë dhënë vetëm 250 milionë dollarw. Javën e kaluar, UNRWA deklaroi se ka mundur të rindërtojë vetëm 41 banesa nga banesat e shkatërruara në Gaza. Gjatë agresionit 50 ditor të regjimit sionist kundër Gazës në verën e vitit 2014, 2300 palestinezë u martirizuan, 12 mijë banesa u shkatërruan plotësisht dhe mbi 160 mijë banesa u dëmtuan.