Telegrafi

Unitedi zbret edhe më shumë çmimin e Pogbas

Paul Pogba (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi thuhet se ka vendosur ta ulë edhe më shumë çmimin e mesfushorit Paul Pogba dhe tani po kërkon 100 milionë euro për ta shitur në fund të sezonit.

Sipas mediumit The Guardian, Pogba nuk do të lejohet të largohet nga Unitedi për më pak se 100 milionë euro.

Francezi është i etur të largohet nga Old Trafford dhe pritet të vendos në fund të sezonit mes Real Madridit dhe Juventusit.

Lexo po ashtu Tifozët e Manchester Unitedit zgjedhin transferimet më të mira që nga largimi i Sir Alex Fergusonit - Nga Mata tek Pogba e Falcao

Por, Unitedi nuk është gatshëm të lejoj lojtarin e tyre të largohet me çfarëdo çmimi dhe thuhet se është i gatshëm të pranoj një marrëveshje që pasqyron vlerën e vërtetë të Pogbas.

Por, si Juventusi ashtu edhe Reali thuhet se nuk janë të interesuar të paguajnë kaq shumë për mesfushorin francez.

Pretendohet se të dy klubet mendojnë se shifra e kërkuar është shumë e shtrenjtë, duke pasur parasysh formën mesatare të Pogbas që kur u kthye te United në 2016. /Telegrafi/