Telegrafi

Unitedi ulë çmimin e Pogbas

Mesfushori francez, Paul Pogba pritet të largohet në verë nga Manchester Unitedi.

E ardhmja e yllit francez ka qenë në diskutim tash e sa kohë duke e lidhur lojtarin me një largim nga Old Trafford.

Megjithatë, çmimi i kërkuar prej 180 milionë eurosh ka bërë që klubet të mos rezistojnë shumë në transferimin e tij.

Lexo po ashtu Pogba dhe De Gea planifikojnë largimin nga Unitedi në këtë verë

Tani drejtuesit e Djajve të Kuq janë të interesuar të largojnë yllin e tyre dhe kanë zvogëluar tashmë çmimin.

Sipas mediumit britanik The Sun, Unitedi tani është i gatshëm të pranojë oferta nga 100 milionë funte apo 106 milionë euro këtë verë.

Kontrata e francezit do të skadojë verën e ardhshme, ndërsa Juventusi dhe Real Madridi janë dy klubet më të interesuar për transferimin e tij. /Telegrafi/