Telegrafi

Unitedi thuhet se e ka refuzuar shkëmbimin Perisic-Lukaku

Manchester Unitedi e ka refuzuar ofertën e Interit që ka ofruar para dhe Ivan Perisicin në shkëmbim të shërbimeve të Romelu Lukakut, bëjnë të ditur mediat në Angli.

Sulmuesi belg ka kohë që është në listën e Antonio Contes, madje edhe kur ishte te Chelsea, ndërsa tani strategu italian po tenton ta transferojë atë në Giuseppe Meazza.

Djajtë e Kuq e vlerësojnë Lukakun në shumën e 70 milionë eurove, gjersa Interi është duke u munduar që ta ulë shumën e kërkuar.

Ivan Perisic (Foto:Getty Images/Guliver)

Sipas The Sun, Nerazzurrët e kanë ofruar Ivan Perisicin dhe para, mirëpo Manchester Unitedi thuhet se nuk është më i interesuar në anësorin.

Lexo po ashtu Interi me ofertë zyrtare në drejtim të Unitedit për Lukakun, Djajtë e Kuq e refuzojnë

Në fakt, Interi ka mbajtur një takim me agjentin e kroatit dhe kanë vendosur që nëse marrin një ofertë nga klubet e ndryshme, atëherë ai do të shitet, por që ende nuk është bërë asnjë.

Perisic ishte afër të kalonte te Arsenali dhe Tottenham Hostpuri në afatin kalimtar të janarit, mirëpo të dyja skuadrat nuk ofruan më shumë se 30 milionë euro, ndërsa Nerazzzurrët kërkojnë 40 milionë. /Telegrafi/