Site icon Telegrafi

Unitedi shfaq interesim për Sanen dhe Marion

Manchester Unitedi raportohet se ka vëzhguar gjatë fundjavës nga afër anësorin e Schalkes, Leroy Sane, dhe mesfushorin e Sporting Lisbonës, Joao Mario.

Sane, 20-vjeçar, ka shënuar nëntë gola gjatë këtij sezoni me klubin gjerman dhe për të kanë shprehur interesim edhe Manchester City e Barcelona. Schalke ka njoftuar se klauzola e tij është afër 40 milionë funte.

Sa i përket portugezit Mario, 23-vjeçari ishte kërkuar me ngulm nga PSG, por besohet se klubi ka refuzuar ofertën prej 27 milionë funteve për të, transmeton koha.net.

Sipas Daily Mail, Djajtë e Kuq janë në kërkim të katër lojtarëve të rinj gjatë verës.

Exit mobile version