Telegrafi

Unitedi sërish ofron më pak se sa kërkon Barcelona për De Jongun

Manchester United ka bërë një ofertë për Frenkie de Jong me vlerë fillestare 65 milionë euro, sipas Marca.

Skuadra e Ligës Premier e pa ofertën e tyre fillestare të refuzohet, por oferta e tyre e përmirësuar nuk i plotëson kërkesat e Barçës, me skuadrën katalanase që kërkon të paktën 75 milionë euro.

De Jong është i gatshëm që të largohet nga Camp Nou, duket ditur se do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij te Ajaxi, Erik ten Hag.

Por, Barcelona nuk po heq dorë nga kërkesa e tyre prej 80 milionë euro dhe i ka bërë me dije skuadrës angleze se shuma që e kanë bërë publike, nuk bie.

Kështu, Unitedi mund të nxitojë me ofertën e tyre, shkaku që edhe Manchester City është në garë për transferimin e tij.

Pep Guardiola është një fans i madh i lojës së tij dhe e sheh si zëvendësues të Fernandinhos. /Telegrafi/