Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral thuhet se ka përfunduar si një objektiv i Manchester Unitedit këtë verë.
Sipas faqes sportive turke Turkish-Football.com, një burim të paidentifikuar pranë Demiral, pretendon se Unitedi ka bërë hetimet e para për mbrojtësin.
Juve tashmë e kanë bërë të qartë se ata nuk do të konsiderojnë shitjen e 21-vjeçarit pa pasur një fitim të konsiderueshëm, duke hedhur poshtë një propozim të huazimit nga Milani.
Megjithatë, Unitedi duket se e sheh atë si një alternativë më të re dhe më të lirë për Harry Maguire të Leicester City.
Atletico Madridi gjithashtu është raportuar se ka interesim për turkun, por ata kohëve të fundit kanë transferuar Mario Hermoso dhe Felipe, si zëvendësues për Diego Godin dhe Lucas Hernandez.
Demiral u bashkua me Juven për 18 milionë euro më herët në muaj pas një sezoni të suksesshëm te Sassuolo.
Por, turku përballet me konkurrencën e Giorgio Chiellinit, Leonardo Bonucci dhe tani Matthijs de Ligt për një vend në qendër të mbrojtjes te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/