Telegrafi

Unitedi rivalizon Cityn për Nevesin

Ruben Neves (Foto: Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Wolverhamptonit, Ruben Neves ka futur në ‘luftë’ dy skuadrat e qytetit të Mançesterit, Cityn dhe Unitedin.

Një lëvizje drejt Mançesterit është duke u diskutuar për mesfushorin e Ujqërve, Ruben Neves.

Neves ka qenë i lidhur me Manchester Cityn pasi ata humbën garën nga Chelsea për nënshkrimin e ish-mesfushorit të Napolit, Jorginho.

Lexo po ashtu Man City pritet të ofrojë gjatë janarit 67 milionë euro për Nevesin

Sipas mediumit Goal, City tani kanë një rival të fortë në garë për shërbimet e talentit portugez.

Neves është ndër mesfushorët më të mirë në Angli momentalisht (Getty Images)

Së bashku me Cityn, Unitedi është gjithashtu duke parë përparimin e Nevesit në Ligën Premier  këtë sezon.

Ish-ylli i Portos zgjati kontratën e tij me Wolves këtë verë deri në vitin 2023.

Lexo po ashtu Wolverhamptoni, skuadra angleze e cila në përbërje ka po aq portugezë sa Benfica, Porto dhe Sportingu

Neves ndan të njëjtin agjent – Jorge Mendes – si menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho.

Çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 50-60 milionë euro. /Telegrafi/