Mesfushori i Wolverhamptonit, Ruben Neves ka futur në ‘luftë’ dy skuadrat e qytetit të Mançesterit, Cityn dhe Unitedin.
Një lëvizje drejt Mançesterit është duke u diskutuar për mesfushorin e Ujqërve, Ruben Neves.
Neves ka qenë i lidhur me Manchester Cityn pasi ata humbën garën nga Chelsea për nënshkrimin e ish-mesfushorit të Napolit, Jorginho.
Sipas mediumit Goal, City tani kanë një rival të fortë në garë për shërbimet e talentit portugez.
Së bashku me Cityn, Unitedi është gjithashtu duke parë përparimin e Nevesit në Ligën Premier këtë sezon.
Ish-ylli i Portos zgjati kontratën e tij me Wolves këtë verë deri në vitin 2023.
Neves ndan të njëjtin agjent – Jorge Mendes – si menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho.
Çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 50-60 milionë euro. /Telegrafi/