Manchester Unitedi është bashkuar me Manchester Cityn dhe Chelsean në ndjekjen e mbrojtësit të majtë të Juventusit, brazilianit Alex Sandro.
Sipas të përditshmes Daily Record, Jose Mourinho ka shënjestruar 26-vjeçarin brazilian si pjesë e një ideje të shpenzimeve në janar prej 90 milionë eurosh.
Rivalët e tyre, Manchester City, tashmë kishin tentuar të transferonin Alex Sandron gjatë verës dhe të hynin në një luftë oferte me Chelsean.
Juve u mbajt fortë, por drejtori i përgjithshëm, Beppe Marotta, ka thënë në mënyrë të përsëritur se klubi bardhezi nuk i mbajnë lojtarët nëse ata kërkojnë të largohen.
Paraqitjet e tij kanë qenë të dobëta këtë sezon dhe shpeshherë ka qenë në bankën e rezervistëve si zëvendësues i Kwndwo Asamoah.
Trajneri Max Allegri komentoi në konferencën e djeshme për shtypit se ata ishin duke pritur që “Alex Sandro” të shfaqet pasi është larg pritjeve.
Nëse Unitedi do të paraqitet me një ofertë prej 60 milionë eurosh në janar, është e mundur që bardhezinjtë të rishikojnë pozicionin e tyre.
Ndryshe, Sandro u transferua para tri sezoneve nga Porto për një shifër prej 26 milionë eurosh. /Telegrafi/