Site icon Telegrafi

Unitedi refuzon ofertën e Interit për Lukakun

Manchester Unitedi thuhet se ka refuzuar ofertën e Interit për një huazim dyvjeçar për sulmuesin Romelu Lukaku me detyrim blerje prej 60 milionë eurosh.

Mediumi Sky Sport Italia njoftoi mbrëmë vonë se Unitedi ishte i gatshëm të pranonte propozimin, i cili do të shihte Interin të paguante 10 milionë euro për huazimin.

Lexo po ashtu Lukaku pranon kushtet personale të Interit

Megjithatë, anglezët e Daily Mail paralajmëron se Djajtë e Kuq nuk do të pranojnë  një marrëveshje të tillë.

Lukaku pëlqehet shumë nga Interi (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Drejtuesit e Unitedit janë të vendosur për të rimarrë 80 milionë eurot që kanë paguar te Evertoni në verën e vitit 2017.

Për më tepër, Lukaku ka pak synim të detyrojë një largim, në mënyrë që të mos digjen urat e tij me gjigantët anglezë. /Telegrafi/

Exit mobile version