Telegrafi

Unitedi refuzon ofertën e fundit të Interit për Lukakun

Romelu Lukaku (Foto: B/R Football/Twitter)

Manchester Unitedi ka refuzuar ofertën e Interit për transferimin e sulmuesit Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg dëshiron të largohet nga Old Trafford këtë verë dhe destinacioni i ri pritet të jetë Serie A.

Interi e pëlqen shumë lojtarin, por edhe Lukaku preferon transferimit tek skuadra italiane, pasi ka lavdëruar edhe trajnerin Antonio Conte.

Lexo po ashtu Conte: Lukakun e dua te Interi, Icardi dhe Nainggolan janë jashtë planeve

Megjithatë, Djajtë e Kuq nuk duan të heqin dorë lehtë nga ylli i tyre belg dhe aq më pak nëse nuk ofrohet një shifër e majmë.

Sipas mediumit Sky Sports, Unitedi ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurosh të Interit për Lukakun.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë edhe ndonjë ofertë të re nga Nerazzurrët, pasi anglezët thuhet se kërkojnë rreth 80 milionë euro për belgun. /Telegrafi/