Manchester Unitedi i ka refuzuar ofertat nga Interi dhe Tottenham Hotspur për Anthony Martial – njofton RMC.
21-vjeçari, i cili mund të luajë në të tria rolet në sulm, nuk e ka vendin në formacionin bazë të Djajve të Kuq.
Edhe pse Unitedi pagoi një shumë të madhe parash kur e transferoi nga Monaco (në vitin 2015), francezi nuk ka arritur t’i plotësojë pritshmëritë.
Martial dëshiron të luajë më shumë, në mënyrë që të sigurojë një vend në skuadrën e Francës për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.
Interi ka kërkuar që ta huazojë lojtarin me opsionin e blerjes, ndërsa Tottenhami ka dashur ta blejë që tani.
Megjithatë, klubi që e pronëson i ka refuzuar të dyja ofertat, pasi nuk e ka në listën e shitjeve. /Telegrafi/