Manchester Unitedi thuhet se ka hedhur poshtë një ofertë nga Paris Saint-Germain për të shkëmbyer yjet, Paul Pogba dhe Neymar.
Pogba duket se do të largohet nga Old Traffordi këtë verë pasi kohëve të fundit ka thënë se është kohë e mirë për të pasur një sfidë të re diku tjetër.
Real Madridi dhe Juventusi janë të interesuar për nënshkrimin e francezit, por e ardhmja e tij ende është e pa definuar.
Në anën tjetër, Neymari e ka bërë të ditur dëshirën të largohet nga gjigantët e League 1, me një kthim në Barcelonë, destinacionin e tij të preferuar.
PSG iu afrua Unitedit për një marrëveshje të shkëmbimit kokë më kokë mes Neymarit dhe Pogbas, po sipas Independent, anglezët e refuzuan ofertën.
Djajtë e Kuq thuhet se e refuzuan këtë propozim pasi besojnë Neymar do të kushtonte shumë
Pretendohet se ata hodhën poshtë marrëveshjen e shkëmbimit me Neymarin për shkak të shqetësimeve mbi pagën e tij dhe dëshirën e Unitedit për të mbajtur Pogban. /Telegrafi/