Manchester United po mendon të rishikojë ofertën e tyre për lojtarin e Interit, Ivan Perisic.
Unitedi dhe Interi kanë luftuar për të arritur një marrëveshje mbi çmimin e reprezentuesit të Kroacisë.
Megjithatë, një marrëveshje ka dështuar pasi oferta e Djajve të Kuq është cilësuar disa herë si shumë e ulët nga drejtuesit e Interit që kërkonin së paku 55 milionë.
Por, Unitedi tani ka një ide në mendje dhe mund të përdorë kartonin e mbrojtësit italian Matteo Darmian plus kesh për Perisicin.
Gazetari italian, Gianluca di Marzio pretendon se Interi është për që Unitedi të bëjë një ofertë për Perisicin para se këta të bëjnë një hetim për mbrojtësin italian. /Telegrafi/