Manchester Unitedi i ka ofruar një shkëmbim interesant rivalit të tyre, Chelseat duke i ofruar Anthony Martialin për Willianin.
Kampionati anglez ka hyrë na javën e fundit të afatit kalimtar pasi kanë mbetur më pak se shtatë ditë deri në mbylljen e tij.
Megjithatë, disa nga skuadrat nuk janë ende të kënaqura me transferimet e tyre këtë verë dhe duan të përforcojnë edhe më shumë ekipin para fillimit të sezonit.
Një e tillë është edhe skuadra nga Old Trafford me trajnerin Jose Mourinho që dëshiron diçka më shumë në fazën sulmuese dhe qendrën e mbrojtjes.
Sipas mediumit The Mirror, Unitedi do të nisë një përpjekje të fundit për të transferuar Willianin nga Chelsea.
Mourinho e konsideron yllin brazilian si objektivin e tij kryesor dhe është gati të ofrojë shërbimet e francezit Martial në këmbim.
Të dy lojtarët mendohet që mbajnë një vlerë të ngjashme në tregun e transferimeve dhe një shkëmbim i madh mes dy skuadrave angleze mund edhe të ndodh.
Ndryshe, Martial ka shprehur haptas dëshirën për largim nga Unitedi dhe ka shumë skuadra të interesuara për të, ashtu sikurse edhe për Willianin, i cili pëlqehet shumë nga Barcelona dhe Real Madridi. /Telegrafi/