Telegrafi

Unitedi ofron 100 milionë funte për rikthimin e Pogbas

Drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward ka filluar bisedimet për rikthimin e Paul Pogbas në Old Trafford, raporton Sky Sports.

Unitedi ka ofruar 100 milionë funte për Pogban, i cili në rast të transferimit do të fitonte 300 mijë funte në javë, duke u bërë lojtari më i paguar në klub.

Marrëveshja mund të përfundojë pas përfundimit të kampanjës së Francës në Euro 2016.

Woodward do të ishte i njohur me bisedimet me agjentin e Pogbas, Mino Raiolan, pasi së fundmi ai mbylli me sukses transferimet e Zlatan Ibrahimoviqit dhe Henrik Mkhitarian, lojtarë që përfaqësohen nga agjenti italian.