Manchester United nuk po heq dorë nga transferimi i Ousmane Dembeles që u kërkuar edhe në verën që shkoi.
Djajtë e Kuq tentuan të transferonin anësori francez nga Barcelona, mirëpo ishte lojtari, ai që refuzoi kalimin në Old Trafford.
Edhe pse të dyja klubet kishin arritur marrëveshje në parim, Dembele nuk dëshironte të largohej nga Camp Nou.
Por, në afatin e janarit – United mund t’i marrë shërbimet e lojtarit për një shumë rreth 50 milionë ero.
Edhe pse Barcelona kishte paguar 135 milionë për të transferuar fituesin e Kupës së Botës, vlera e tij ka rënë dukshëm në tregun e transferimeve.
United e sheh Dembelen si zëvendësues të Jadon Sanchos, pasi Borussia Dortmuni kërkon mbi 120 milionë euro për anglezin. /Telegrafi/