Telegrafi

Unitedi nuk e do as Icardin e as Nainggolanin, por vetëm para për Lukakun

(Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi thuhet se e ka refuzuar ofertën e Interit për shkëmbimin e Romelu Lukakut me Mauro Icardin apo Radja Nainggolanin.

Sipas ESPN, Djajtë e Kuq nuk duan të përfshijnë në marrëveshje lojtarë për sulmuesin e tyre, por i duan vetëm paratë – 80 milionë euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mauro Icardi

Nerazzurrët kishin ofruar para plus njërin prej futbollistëve të përmendur, për t’i zvogëluar shpenzimet në rastin e transferimit të belgut.

Mauro Icardi (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Kalim i 26-vjeçarit në Giuseppe Meazza ka mbetur vetëm çështje e marrëveshjes së dy klubeve për çmimin e tij që nuk është arritur akoma

Unitedi i pagoi 85 milionë euro Evertonit para dy vitesh dhe dëshiron një shumë të përafërt në rastin e shitjes Lukakut për të mos humbur shumë. /Telegrafi/