Telegrafi

Unitedi në bisedime me Jordi Alban

Jordi Alba (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi ka zhvilluar bisedime me agjentët e mbrojtësit të Barcelonës, Jordi Alba.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Unitedi tashmë ka hapur bisedimet për të nënshkruar me spanjollin Alba.

Ky medium mendon se Djajtë e Kuq kanë ‘bërë kontakte’ me përfaqësuesit e Albas.

Lexo po ashtu Komplikohet rinovimi i Jordi Albas me Barcelonën

Alba, 29 vjeç, ka të mbetura 18 muaj në kontratën e tij, por Barcelona ende nuk ka gjetur rinovimin me reprezentuesin spanjoll.

Alba duke festuar një gol së bashku me Messin (Getty Images)

Drejtuesit e Unitedi i kanë thënë agjentit të Albas, Vicente Fores, se ata do të dëshironin të siguronin nënshkrimin e klientit tij.

Lexo po ashtu Juventusi mendon transferimin e njërit në mes të Marcelos dhe Jordi Albas

Kjo sepse trajneri Jose Mourinho është i pakënaqur me mundësitë e tij në krahun e majtë të mbrojtjes dhe e sheh lojtarin ideal.

Alba në të kaluarën ka luajtur te Valencia, teksa ka shprehur disa herë dëshirën për tu pensionuar te Barcelona. /Telegrafi/