Manchester Unitedi ka zhvilluar bisedime me agjentët e mbrojtësit të Barcelonës, Jordi Alba.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Unitedi tashmë ka hapur bisedimet për të nënshkruar me spanjollin Alba.
Ky medium mendon se Djajtë e Kuq kanë ‘bërë kontakte’ me përfaqësuesit e Albas.
Alba, 29 vjeç, ka të mbetura 18 muaj në kontratën e tij, por Barcelona ende nuk ka gjetur rinovimin me reprezentuesin spanjoll.
Drejtuesit e Unitedi i kanë thënë agjentit të Albas, Vicente Fores, se ata do të dëshironin të siguronin nënshkrimin e klientit tij.
Kjo sepse trajneri Jose Mourinho është i pakënaqur me mundësitë e tij në krahun e majtë të mbrojtjes dhe e sheh lojtarin ideal.
Alba në të kaluarën ka luajtur te Valencia, teksa ka shprehur disa herë dëshirën për tu pensionuar te Barcelona. /Telegrafi/