Telegrafi

Unitedi ndryshon prioritetin e transferimit, tani është Bale dhe jo Griezmann

Mediat në Spanjë raportojnë se Manchester Unitedi ka ‘dhënë dorëheqje’ për të mos nënshkruar me Antoine Griezmann dhe në vend të kësaj do të ri-fokusojë përpjekjet në Gareth Bale të Real Madridit.

Djajtë e Kuq siguruan kualifikimin për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, por në Ligën Premier janë plot 11 pikë mbrapa lideritë të kampionatit, Manchester Cityt.

Kjo e ka shtyrë trajnerin Jose Mourinho që të kërkoj nga drejtuesit e skuadrës përforcime shtesë për të rivalizuar në çdo garë ku marrin pjesë.

Lexo po ashtu Mourinho kërkon nga drejtuesit blerjen e Balet dhe Griezmannit

Emra të shumtë janë lidhur me një kalim në Old Trafford, ku më të shpeshtit ishin ata të sulmuesve, Griezmann dhe Bale, por tani duket se drejtuesit kanë ndarë mendjen për njërin.

Sulmuesi francez vendosi të refuzojë një lëvizje te United në verën e kaluar për të qëndruar në Atletico Madrid – të cilët ishin nën një ndalesë për regjistrimin e lojtarëve – dhe duket se do të refuzojë një veprim në Angli edhe një herë.

Sipas Manchester Evening News, Griezmann njoftohet se ka takuar zyrtarët e Barcelonës kohëve të fundit dhe Unitedi beson se ai do të shkojë në Camp Nou në verë.

Lexo po ashtu Barcelona ka gati ‘operacionin’ për transferimin e Griezmannit

Raporti i këtij mediumi vazhdon se Bale mbetet prioritet i klubit pavarësisht rekordit të lëndimeve dhe beson se mund të arrijnë një marrëveshje në verë.

Unitedi beson se futbollisti nga Uellsi është i hapur për një kthim në Ligën Premier dhe Real Madridi mund të shesë atë nëse paraqitet një ofertë e fuqishme e transferimeve në tavolinën e tyre. /Telegrafi/