Manchester Unitedi thuhet se ka ndryshuar kërkesat e tyre për Alexis Sanchez, por Interi është akoma i sigurt se ka rënë dakord për një marrëveshje për sulmuesin.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, një tjetër raund bisedimesh midis Interit dhe Unitedit do të zhvillohet sot (e mërkurë) gjatë ditës.
Kjo për shkak se Djajtë e Kuq tani duan që Nerazzurrët të angazhohet për më shumë se një mundësi blerje prej 15 milionë eurosh dhe një pagesë më të madhe të pagës së tij.
Përkundër kësaj, mediumet italiane si Sky Sport Italia, Gazzetta dello Sport dhe gazetari i Sportmediaset, Niccolo Ceccarini, ende presin që një marrëveshje të arrihet sot.
La Gazzetta, në veçanti, shkruan se testet mjekësore mund të zhvillohen të enjten dhe se Sanchez do të veshë fanellën me numër 11 pasi Mauro Icardi mori atë ne numër 7. /Telegrafi/