Telegrafi

Unitedi merr goditje të rëndë nga Bayerni

Janë shuar shpresat e Manchester Unitedit për transferimin e Renato Sanchesit.

Djajtë e Kuq ishin të vendosur që të siguronin nënshkrimin e mesfushorit 18-vjeçar gjatë verës, madje ishte raportuar për një marrëveshje paraprake për kalimin e tij në Old Trafford.

Mirëpo, klubi anglez ka marrë një goditje të rëndë, pasi Bayern Munichu tashmë e ka konfirmuar transferimin e talentit nga Benfica.

Shuma që bavarezët do të paguajnë për të është 35 milionë euro, ndërsa me bonuse dhe klauzola mund të arrijë deri në 45 milionë.

Shefat e Bayernit tashmë po i plotësojnë kërkesat e Carlo Ancelottit, pasi e kanë transferuar edhe Mats Hummelsin. /Telegrafi/