Paul Pogba është dëshira e madhe e Real Madridit për ta transferuar atë gjatë afatit kalimtar veror.
Por Los Blancos nuk do ta kenë të lehtë transferimin e francezit, pasi kërkesat e Untiedit janë të mëdha.
Kampionët aktual të Evropës ishin gati të paguanin deri në 120 milionë euro për ta afruar Pogban.
Mediat angleze kanë raportuar se Manchester United tanimë i ka kthyer përgjigjen Realit sa i përket mesfushorit.
Djajtë e Kuq po pretendojnë të fitojnë 160 milionë funte që ta lënë të lirë yllin e tyre.
Kjo përgjigje e United nuk është pritur fare mirë nga Real Madridi që e shohin si shumë të madhe shumën prej 160 milionë funteve për Pogban.
Mbetet të shihet nëse United do të ulë kërkesat, pasi dëshira e lojtarit është vetëm Madridi. /Telegrafi/