Site icon Telegrafi

Unitedi i kërkon Interit më shumë se 85 milionë euro për Lukakun

Manchester Unitedi thuhet se i ka thënë Interit se Romelu Lukaku do të kushtojë edhe më shumë se 84.7 milionë eurot e paguar për Evertonin më 2017.

Nerazzurrët konfirmuan se ata kanë bërë një qasje formale për sulmuesin belg, por mbeten një rrugë shumë e gjatë shkaku i vlerësimit të kundërt të dy klubeve.

Sipas mediumeve Sky Sports dhe Telegraph, Unitedi dëshiron më shumë se paratë që kanë paguar për ta blerë atë nga Evertoni dy vjet më parë, që ishte 79 milionë funte apo 84.7 milionë euro.

Lexo po ashtu Lukaku kërkon largimin nga Unitedi

Një pjesë e problemit është se Evertonit do t’i detyrohej gjithashtu një shtesë prej pesë milionë funtesh nga Unitedi.

Nëse ata vazhdojnë të qëndrojnë në këto shifra, Interi do të kërkojë diku tjetër, pasi ka ofruar 70 milionë euro të cilat do të pagueshin gjatë një periudhe trevjeçare.

Lukaku sapo ka mbushur 26 vjeç dhe shfaqjet e tij për Djajtë e Kuq nuk kanë arritur pritjet, me 15 gola dhe katër asistime në 45 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version