Telegrafi

Unitedi ka ofruar 60 milionë për Moratan, por befasohet nga përgjigjja e Realit

Alvaro Morata është gjithmonë më larg Milanit.

U raportua se Milani ishte vënë seriozisht pas spanjollit, por gjërat duket se kanë ndryshuar.

Sipas Sky Sport, Manchester United i ka ofruar 60 milionë euro Los Blancos. Por, Djajtë e Kuq janë befasuar me përgjigjen e klubit spanjoll.

Reali ka refuzuar menjëherë ofertën parë duke thënë se nuk e shesin për më pak se 90 milionë euro.

Për Moratan ka shfaqur interesime dhe Arsenali. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=7Vuus5ihfQE