Telegrafi

Unitedi ka katër objektiva transferimi në afatin e verës

Manchester Unitedi ka etiketuar katër futbollistë për t’i transferuar gjatë afatit kalimtar të verës.

Djajtë e Kuq janë mposhtur në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në Old Trafford nga Paris Saint-Germain me rezultat 2-0.

Ky rezultat, por edhe rezultatet para epokës së Ole Gunnar Solskjaer kanë bërë drejtuesit e klubit të binden se skuadrës i nevojiten përforcime.

Lexo po ashtu Skriniar dhe Koulibaly, objektivat e Unitedit gjatë verës

Mediat angleze raportojnë se drejtuesit e Unitedit kanë etiketuar tashmë lojtarët e nevojshëm për t’i transferuar më verë.

Kalidou Koulibaly (Getty Images)

Sipas mediumit The Mirror, Unitedi ka katër objektive gjatë verës, ku tre nga ta janë mbrojtës.

I pari në listën e dëshirave është mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili pëlqehet që një kohë të gjatë.

Lexo po ashtu Costa rrit thashethemet e largimit, pëlqen një lajm që e lidh me Unitedin

I dyti në listë është francezi i Atletico Madridi, Lucas Herandez, që pëlqehet edhe nga Bayern Munich, ndërsa për mbrojtje synohet edhe Nikola Milenkovic i Fiorentinas.

Përveç tyre drejtuesit e Djajve të Kuq vazhdojnë të kenë sytë kah anësori sulmues i Juventusit, Douglas Costa, si një nga objektiva verore. /Telegrafi/