Manchester United thuhet është i gatshëm të thyej bankën për të transferuar dyshen e Benficas, Joao Felix dhe Ruben Dias.
Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë ekipin për sezonin e ri, pasi tanë shpresojnë të zënë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Shumë emra të futbollistëve të konfirmuar janë lidhur tashmë me Unitedin, por tani kanë dalë në skenë disa emra të rinj për ekipin nga Old Trafford.
Sipas mediumit Record, dyshja e talentuar e ekipit portugez, Benfica, Felix dhe Dias kanë përfunduar në radarin e gjigantit anglez.
Ky mediumi raporton se Unitedi është i gatshëm të paguajë plot 154 milionë funte apo rreth 180 milionë euro për të aktivizuar klauzolat e lirimit të kësaj dyshe.
Mbrojtësi Dias, 21 vjeç, dhe mesfushori Felix, 19 vjeç, po llogaritet ndër talentet më të mëdhenj në futbollin evropian.
Edhe klube tjera të mëdha duke përfshirë Juventusin dhe Arsenalin thuhet se gjithashtu janë duke mbajtur shënime për këtë dyshe.
Presidenti i Benficas, Luis Filipe Vieira ka përjashtuar shitjen e dyshes për më pak se klauzolat e lirimit të tyre. /Telegrafi/