Klubi anglez, Manchester Unitedi po monitoron me kujdes situatën e sulmuesit Antoine Griezmann te Barcelona.
Djajtë e Kuq e kanë etiketuar sulmuesin francez si një objektiv të madh për të transferuar në verë dhe tashmë kanë bërë gati ofertën.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Unitedi po përgatit një ofertë ambicioze për Griezmann, e cila sillet 90 milionë funte apo rreth 100 milionë euro.
Ylli francez mbërriti në Nou Camp vetëm verën e kaluar dhe ende nuk e ka bërë ndikimin që shpresohej prej tij, dhe tani Barca është e gatshme të fitojë para si pjesë e një rikuperimi më të gjerë të skuadrës.
Unitedi është i gatshëm të thotë fjalën e tyre dhe dëshiron të rekrutojë francezin si nënshkrimi të madh dhe të tregojë besimin e tyre në aftësinë e tij duke i dhënë atij fanellën e famshme me numër 7.
Griezmann u lidh me një transferim te Manchester United edhe në vitin 2017 pasi klubi u kualifikua në Ligën e Kampionëve, por transferimi nuk arriti të realizohej pasi Atletico Madridi kishte embargo transferimesh. /Telegrafi/