Manchester Unitedi i ka bërë ofertë mesfushorit të Shakhtar Donetskut, Fred, në mënyrë që të shmangë interesimin e Paris Saint-Germainit.
25-vjeçari ishte pranë kalimit te Manchester City në janar, mirëpo klubi ukrainas nuk e lejoi largimin e tij në mes të sezonit.
Derisa Pep Guardiola nuk është më i interesuar për brazilianin, interesim ka shprehur rivali i tij te klubi lokal, Jose Mourinho.
Trajneri portugez e dëshiron së paku një mesfushorë gjatë verës për të zënë vendin e të pensionuarit Michael Carrick, ndërsa do ta kërkojë edhe një tjetër më rast se Maroaune Fellaini refuzon ta nënshkruajë kontratën e re.
Përfaqësues të Unitedit kanë mbajtur takime me përfaqësuesit e lojtarit dhe kanë bërë ofertë për mesfushorin.
Fred ka klauzolë prej 53 milionë funtesh (60 milionë euro) në prishjen e kontratës, por pritet që Shakhtari të pranojë në shifër më të ulët për ta lejuar largimin e tij.
PSG është ndër klubet më të interesuara për shërbimet e lojtarit, prandaj Djajtë e Kuq duan të veprojnë shpejt për të penguar përfshirje e kampionit francez. /Telegrafi/