Telegrafi

Unitedi interesohet për transferimin e Cengiz Underit

Manchester Unitedi e ka shtuar anësorin sulmues të Romës, Cengiz Under, në listën e dëshirave për blerje gjatë verës.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Unitedi është i interesuar për sulmuesin anësor të kombëtares së Turqisë.

Unitedi e shikon 22-vjeçarin si një alternativë më të lirë për Jadon Sancho, pasi Borussia Dortmund pritet të kërkojë më shumë se 100 milionë funte për anglezin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Cengiz Under

Djajtë e Kuq janë të vendosur të dërgojnë skautë për të parë yllin turk për ndeshjen që do të luhen në pjesën e mbetur të sezonit të Serie A.

Interesi i tyre ngre mundësinë e një shkëmbimi me Giallorossët ku do të përfshihej mbrojtësi i huazuar i Unitedit, Chris Smalling.

Megjithatë, në çdo marrëveshje të mundshme, anglezët do të duhet të shtojnë edhe para. /Telegrafi/