Manchester Unitedi e ka zbehur interesimin për sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe do ta bëjë prioritet yllin e Juventusit, Paulo Dybala.
Në verën e kaluar, sulmuesi francez kishte shprehur dëshirë që të kalonte në Old Trafford, mirëpo në fund vendosi të qëndrojë në Vicente Calderon, pasi klubit të tij iu ndalua të transferonte lojtarë.
26-vjeçari kishte pranuar që Djajtë e Kuq ishin një mundësi, mirëpo Jose Mourinho dëshiron lojtarë të cilët janë të vendosur për të luajtur me Unitedin, e jo futbollistë që janë me dy mendje.
Griezmann pritet të largohet nga ekipi i Diego Simeones në verën e ardhshme, mirëpo nuk pritet që të shkojë në Old Trafford – bën të ditur Independent.
Mourinho ka shprehur interesim për Dybalan, por Unitedi duhet ta thyejë rekordin e vet për ta transferuar argjentinasin.
Kampioni i Serie A e vlerëson sulmuesin rreth 175 milionë euro, mirëpo plani bazë është që 24-vjeçari të qëndrojë te Bianconerët.
Unitedi e ka konkurrent Barcelonën për shërbimet e Dybalas, i cili në Old Trafford do të luante me ish-bashkëlojtarin e tij, Paul Pogba. /Telegrafi/