Manchester Unitedi ka vendour tashmë të shesë mesfushorin francez, Paul Pogba, tek ekipi që bënë ofertën më të lartë.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Unitedi e ka hapur derën për PSG-në duke e bërë klubin francez pretendent serioze për nënshkrimin e mesfushorit.
Juventusi dhe Real Madridi janë në kontakt me agjentin e Pogbas, Mino Raiola, megjithëse nuk kanë bërë akoma një qasje zyrtare ndaj Unitedit.
Bordi drejtues i Unitedit nuk ka asnjë preferencë se ku do të shkojë Pogba dhe përkundrazi kanë zgjedhur të shesin në cilindo klub që ofron më shumë para.
Gjigantët anglezë kanë vendosur që së pari të caktojnë një çmim për lojtarin dhe më pas të pranojnë ofertën e cila i ofrohet më shumë çmimit.
Si e tillë, PSG është inkurajuar të hyjë në ankand, mbështetur nga fuqia e pafundme e shpenzimit të pronarëve të tyre të Katarit. /Telegrafi/