Manchester Unitedi ka fituar me rikthim 3-1 ndeshjen në udhëtim te West Hami, e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq ishin duke humbur në pjesën e parë, por u rikthyen furishëm në të dytën për të marrë një fitore të madhe ndaj Çekanëve.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët arritën të shënojë dy gola, por vetëm njëri ishte i rregull.
Fillimisht shënoi Jarrod Bowen (9’) goli i cili u anulua, ndërsa në minutën e 38-të ishte Tomas Soucek që shënoi nga afërsia për 1-0.
Response required.
🔴 #MUFC
#️⃣ #WHUMUN
🏆 #PL@Chevrolet— Manchester United (@ManUtd) December 5, 2020
Në pjesën e dytë u pa një ekip krejtësisht tjetër nga Unitedi, duke arritur të shënojë tri gola dhe ta fitojë ndeshjen, shkaku edhe i disa zëvendësime.
Unitedi arriti të kthehet në lojë dhe rezultat brenda tre minutave, ku fillimisht Paul Pogba (68’) shënoi një supergol për 1-1, ndërsa Mason Greenwood (68’) shënoi gjithashtu një gol të bukur për 1-2.
Kjo nuk ishte e tëra nga Djajtë e Kuq pasi edhe ylli anglez, Marcus Rashford (78’) shënoi gol për 1-3 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
📸 𝙇𝙤𝙤𝙠𝙞𝙣𝙜 𝙜𝙤𝙤𝙙 𝙞𝙣 𝙇𝙤𝙣𝙙𝙤𝙣
🔴 #MUFC
#️⃣ #WHUMUN
🏆 #PL pic.twitter.com/djBaHa6R0e— Manchester United (@ManUtd) December 5, 2020
Pas kësaj fitore, Unitedi e sheh veten në pozitën e katërt me 19 pikë, ndërsa West Hami i shtati me 17 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq e presin rivalin e madh lokal, Manchester Cityn, ndërsa West Hami udhëtim te Leedsi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZiZBt_hMXgw&ab_channel=LALIGACHAMPIONS
https://twitter.com/AdedotunOsi/status/1335299525074964483