David de Gea duket se po e kërkon me ngulm largimin nga Manchester United, andaj këta të fundit janë aktivizuar që ta gjejnë zëvendësuesin e tij.
Portieri spanjoll ka edhe një vit kontratë me Djajtë e Kuq, mirëpo ka bërë të ditur se ai dëshiron të largohet, gjersa kërkohet nga Real Madridi dhe Paris Saint-Germain.
Manchester United tani është aktivizuar që të gjejë zëvendësuesin e De Gea, ndërsa po tenton ta transferojë portierin e Ajaxit, Andre Onana.
The Sun raporton se zyrtarë të klubit anglez kanë mbetur të impresionuar nga forma e 23-vjeçarit në sezonin e kaluar, andaj i duan shërbimet e tij.
Manchester United thuhet se është duke e kërkuar transferimin edhe të Jan Oblakut, por që janë më shumë të fokusuar te portieri i Ajaxit.
Portieri slloven ka një klauzolë të lartë lirimi, andaj Djajtë e Kuq janë duke tentuar ta transferojnë Andre Onanan për një shumë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/