Manchester Unitedi e ka bërë Kalidou Koulibalyn e Napolit, objektivin e tyre primar të transferimeve, por do të duhet të thyejë rekordin e transferimeve për një mbrojtës.
Sipas mediumit anglez Daily Mirror, Unitedi do të kërkojë të forcojë katërshen e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.
Ky medium shton se Djajtë e Kuq e kanë etiketuar reprezentuesin e Senegalit, Koulibaly, si nënshkrimin e tyre potencial për afatin e verës.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka thënë më parë se ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh për 27-vjeçarin, i cila besohet të jetë nga Unitedi, kështu që çdo ofertë nga klubi anglez duhet të jetë më i lartë se kjo.
Aktualisht, çmimi rekord për një mbrojtës është 75 milionë euro, të cilin e pagoi Liverpooli te Southamptoni për Virgil Van Dijk në janar të vitit 2018.
Djajtë e Kuq e konsiderojnë Koulibalyn si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të rindërtojë mbrojtjen e tij, pasi United pranoi 54 gola në ligë këtë vit. /Telegrafi/