Mbrojtësi i Torinos, Armando Izzo ka futur në luftë skuadrat angleze, pasi pas Arsenalit në garë për të kanë hyrë edhe Manchester Unitedi dhe Evertoni.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, agjenti i mbrojtësit 27-vjeçar, Paolo Palermo është aktualisht në Londër për të diskutuar propozimet nga disa klube të ndryshme angleze.
Arsenali ishte i pari që tregoi interesim për lojtarin, por tani Manchester United dhe Everton kanë bërë gjithashtu ofertat e tyre.
Presidenti i Torinos, Urbano Kairo nuk e ka ndërmend të shesë, por nëse oferta do të arrijë në 30 milionë euro, atëherë ai mund ta konsideronte atë.
Izzo mund të luajë në një mbrojtje prej tre apo katër lojtarët dhe ka shënuar katër gola në këtë sezon, një gjë e mirë në aspektin individual.
Mbrojtësi është një ish-lojtar i Napolit dhe Genoas, ndërsa tash e disa kohë është edhe reprezentues i Italisë. /Telegrafi/