Site icon Telegrafi

Unitedi dhe Chelsea do të tentojnë transferimin e Rodriguezit në verë

James Rodriguez (Foto: Chung Sung-Jun/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi dhe Chelsea po monitorojnë situatën e James Rodriguez në Bayern Munich dhe janë gati të tentojnë transferimin e tij në verë.

Ylli kolumbian në verë do të përfundojë huazimin dy vjeçar te Bayerni, por Bavarezët nuk duan të bëjnë të përhershëm transferimin e tij.

Kështu, Rodriguez do të kthehet te Real Madridi në verë, por trajneri Zinedine Zidane dëshiron të shesë atë për të rritur fondet për transferime të reja.

Lexo po ashtu Rodriguez do të kthehet te Real Madridi, por do të largohet përsëri

Sipas gazetës spanjolle Marca, klubet e mëdha angleze pritet të luftojnë mes vete për të fituar shërbimet e kolumbianit.

Klubi londinez, Chelsea është shumë e interesuar për shërbimet e reprezentuesit 27-vjeçar të Kolumbisë.

Lexo po ashtu Agjenti Branchini: Napoli mund të transferojë Diego Costan dhe James Rodriguezin

Por, me mesfushorin e disponueshëm për çmimin e prerë prej 36 milionë funteve, trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, mund të bashkohet me garën për të.

James është lidhur edhe më klubet e mëdha italiane si Interi dhe Napoli, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe me Porton dhe Monacon. /Telegrafi/

Exit mobile version