Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu po vështrojnë mesfushorin me tipare sulmuese të Ajaxit, Hakim Ziyech.
Sipas gazetës gjermane Bild, Unitedi dhe Bayern Munichu po ndjekin Ziyech për afatin kalimtar veror.
Bayerni shpreson të forcojnë krahët e sulmit këtë verë, pasi dëshiron t’i zëvendësojë dyshen Arjen Robben dhe Franck Ribery.
Ata e shohin Ziyech, 26 vjeç, si transferim të përsosur, pas shkëlqimit të tij me Ajaxin në Eredivisie dhe Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, Bayern do të përballet me konkurrencë nga Unitedi – të cilët gjithashtu synojnë të shtojnë cilësi në radhët e tyre sulmuese.
Drejtuesi i Ajaxit, Marc Overmars kohëve të fundit ka pranuar se klubi nuk do të bllokojë Ziyech që të largohet këtë verë.
“Ai largohet kur vjen një klub i madh, ai është në fokus për shkak të arritjeve të tij në Ligën e Kampionëve”.
“Shumë klube të mëdha janë duke qëndruar rreth tij. Ne i premtuam Hakimit që do të pranojmë një transferim të mirë”, ka thënë Overmars. /Telegrafi/