Manchester Unitedi është në mesin e klubeve të interesuara për mbrojtësin e Watfordit, Pervis Estupinan – shkruan La Razon.
22-vjeçari është në pronësi të klubit anglez që nga viti 2016, mirëpo deri më tani ka bërë vetëm një paraqitje për këtë skuadër.
Venezuelasi ka luajtur kryesisht i huazuar në klube, si Granada, Almeria, Mallorca e Osasuna.
Në vitin 2019, ai iu bashkua Osasunas, ndërsa klubi spanjoll e ka të drejtën e blerjes.
Sidoqoftë, nëse nuk e shfrytëzon këtë të drejtë, atëherë pritet në një konkurrencë e klubeve, si Unitedi dhe Barca që kërkojnë shërbimet e tij. /Telegrafi/