Leon Goretzka ka përfunduar në radarin e skuadra të mëdha angleze nga Liga Premier, Manchester Unitedit dhe Arsenalit.
Sipas mediumit anglez The Sun, Arsenali dhe Manchester United janë bashkuar me disa nga klubet kryesore të Evropës në ndjekje të mesfushori gjerman, Goretzka.
Por, ata do të përballen me një luftë të vështirë, me mesfushorin e Schalkes që thuhet se është i interesuar të bashkohet me Barcelonën ose Bayern Munchun, me kontratën e tij që skadon në verën e ardhshme.
Nëse Unitedi do të përparoj në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ata me siguri do të jenë në një pozitë më të fortë për të nënshkruar me 22-vjeçarin sesa Arsenalin, por ata janë ende prapa klubeve të tjera të mëdha evropiane.
Goretzka është shfaqur si një nga talentet më të mëdhenj të Gjermanisë në mesfushë dhe interesi mund të rritet gjatë Kupës së Botës në verën e ardhshme.
Schalke përfundoi në vendin e dhjetë në Bundesligë sezonin e kaluar dhe ata e dinë se nëse humbasin sërish kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, Goretzka do të dëshirojë të provojë veten te skuadrat më të mira të Evropës. /Telegrafi/