Manchester United raportohet se dështoi në një ofertë verore për të transferuar mbrojtësin Leonardo Bonucci, i cili përfundoi duke u ribashkuar me Juventusin.
Sipas mediumit britanik The Sun, i cili e përshkruan historinë si ekskluzive, Bonucci ishte ‘në krye të listës së Jose Mourinhos’.
Sidoqoftë, Unitedi e konsideruar mbrojtësin italian më të lirë sesa vlera e tij duke pasur parasysh 31 vitet e tij.
Megjithatë, gazeta thekson se Mourinho e shihte ish-lojtarin e Milanit si ‘si një përshtatje ideale’ për linjën e fundit të Djajve të Kuq.
Gjigantët anglezë u lidhën gjithashtu me lojtarë tjerë si Harry Maguire, Diego Godin dhe Jerome Boateng.
Por, në fund të fundit nuk arritën të nënshkruajnë me asnjë mbrojtës qendror gjatë verës dhe kjo e ka nervozuar jashtë mase trajnerin portugez.
Se Unitedi kishte nevojë urgjentë për qendërmbrojtës vërehet tani me fillimin e Ligës Premier, ku klubi ka vetëm një fitore nga katër ndeshje.
Bonucci, ndërkohë, u kthye në Juventus në një marrëveshje shkëmbimi me Mattia Caldara në vlerë 35 milionë euro. /Telegrafi/