Manchester Unitedi është përfshirë në garën për shërbimet e mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci.
Chelsea dhe Manchester City janë dy klubet tjera nga Liga Premier që i duan shërbimet e futbollistit italian, porse tash atë e kërkojnë edhe Djajtë e Kuq.
Klikoni këtu për të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE
29-vjeçari ishte mbresëlënës për Italinë në ‘Euro 2016’ dhe kjo ka bërë që të jetë ndër mbrojtësit më të kërkuar këtë verë.
ESPN raporton se krahas Paul Pogbas, Unitedi e do edhe Bonuccin, i cili vlerësohet rreth 60 milionë euro.
Nga ana tjetër, përfshirja e Real Madridit në garën për shërbimet e mesfushorit francez e ka vënë në rrezik kalimin e tij në Old Trafford. /Telegrafi/