Telegrafi

Unitedi dëshiron ta ‘rrëmbej’ Eriksenin, gati oferta e madhe në janar

Manchester Unitedi synon ta fitojë ‘luftën’ për shërbimet e mesfushorit të Tottenam Hotspur, Christian Eriksen.

Eriksen është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ka shprehur dëshirën për largim, pasi nuk ka pranuar rinovimin.

Shumë klube janë të interesuara ta transferojnë yllin danez si lojtar të lirë në verën e ardhshme, por Unitedi ka një ide tjetër.

Lexo po ashtu Reali ofron Iscon dhe Marianon për Eriksenin

Klubi nga Old Trafford do të përpiqet të nënshkruajë me Eriksenin në janar me një ofertë me vlerë prej mbi 40 milionë funtesh në janar.

Sipas mediumit El Desmarque, Djajtë e Kuq janë favoritë për ta nënshkruar lojtarin pasi Spurs duan ta shesin në janar ose ta humbasin atë falas gjatë verës.

Lexo po ashtu PSG parakalon Real Madridin në garë për Eriksenin

Real Madridi është sfiduesi kryesorë i Unitedit, por ata po shohin mundësi të tjera për të forcuar mesfushën e tyre.

Interesim për lojtarin kanë shprehur edhe Juventusi, Interi dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/