Telegrafi

Unitedi dëshiron së paku 70 milionë euro për De Gean

Shtypi anglez e ka rikthyer në skenën mediatike të ardhmen e David De Geas.

Sipas Daily Mail, Manchester Unitedi e ka kuptuar se pas rinovimit të Gianluigi Donnarumma te Milani, Real Madridi do t’i kthejë sytë nga spanjolli.

Djajtë e Kuq tashmë i kanë vendosur çmim portier të tyre në vlerë 70 milionë euro.

De Gea është dëshira e madhe e Florentino Perez.

Los Blancoes ishin afër të transferonin numrin një të portës së Unitedit, por në momentin e fundit kishin dështuar gjërat. /Telegrafi/