Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United dhe planifikon bisedime sy më sy me menaxherin Ole Gunnar Solskjaer .
Sipas mediumit britanik The Sun, palët kanë planifikuar një takim kur mesfushori francez të kthehet nga pushimet.
Zëvendëspresidenti ekzekutiv i Unitedit, Ed Woodward ka njoftuar Pogban dhe agjentin e tij Mino Raiola se ai synon të bllokojë çdo ofertë për lojtarin.
Megjithatë, Pogba, 26 vjeç, pasi i ka thënë të gjithë shokëve të tij të Unitedit se dëshiron të largohet, shpreson se trajneri norvegjez do të bindë Woodwardin për t’i dhënë fund bllokimit.
Ndeshja e parë e para-sezonale është kundër Perth Glory në Australi më 13 korrik dhe Pogba dëshiron që kjo çështja të përfundojë më parë.
Real Madridi dhe Juventusi janë dy klubet që e duan mesfushorin, por asnjëri klub nuk ka bërë ende ofertë.
Nëse Pogba do të shitet, Woodward do të kërkojë të paktën 120 milionë funte apo rreth 135 milionë euro për fituesin e Kupës së Botës. /Telegrafi/